“Protestoj”, protestat hynë në ditën e dhjetë
Kanë vazhduar protestat masive të shoqerisë civile dhe qytetarëve në Shkup...

Protestuesit e Lëvizjes “Protestoj” vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e presidentit Ivanov, tërheqjen e mënjëhershme të vendimit të tij për abolim të politikanëve, shtyerjen e zgjedhjeve, formimin e një qeverie teknike për të implementuar reformat e nevojshme dhe zgjidhjen e krizës politike brenda kufijve të vendit.
Organizatorët e këtyre protestave thanë se nuk do t’i ndërprejnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
“Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve nëse dëshirojnë të luftojnë për të drejtat e tyre dhe nëse dëshirojnë kushte më të mira të jetesës të dalin çdo ditë në protesta në ora 18:00”.
Protestuesit filluan marshin e tyre si zakonisht para godinës së Prokurorisë Publike Speciale dhe më pas shkuan para Qeverisë, ndërsa kësaj rradhe hodhën ngjyrë në godinën e Agjencisë për Shërbime Audio dhe audio-vizuele dhe Agjencisë për Sport. Në këto protesta nuk kishte incidente të theksuara. (Rexhep Qamili, TVM2)
