Sukses i dyfishtë i SHMSH “Zef Lush Marku” në futboll
Ekipet e futbollit në konkurrencë të meshkujve dhe femrave pranë shkollës së mesme “Zef LUSH Marku” – Shkup kanë arritur që të kualifikohen për në finalen e madhe të garave mes shkollave të mesme në nivel të Qytetit të Shkupit....

Ekipi i meshkujve përmes penaltive me rezultatin 2:0 mundi ekipin e SHMQSH "Gjorgji Dimitrov", pasi ndeshja në kohën e rregullt ishte mbyllur me barazimin 4:4, ndërkohë vashat me rezultatin bindës 4:1 mundën SHMQSH "Josip Broz Tito" Shkup.
Megjithatë këtu shpresojmë nuk është edhe fundi i sukseseve të SHMQSH “Zef Lush Marku”, pasi dëshira jonë është që ata të ngadhnjejnë në ndeshjet e tyre finale.
Ekipi i meshkujve në finalen e madhe do të takohet me ekipin e SHMQSH “Ilinden”, ndërsa femrat për kundërshtare në finalen e madhe do të kenë ekipin e Shkollës së mesme të Sportit, "Metodija Mitevski Brico". Falë kualifikimit të tyre në finale ekipi i meshkujve dhe femrave pranë SHMQSH “Zef LUSH Marku” kanë siguruar kualifikimin për në garat republikane që do të mbahen në fund të muajit Maj, në Kumanovë. Pranë një suksesi të tillë gjindet edhe ekipi i volejbollit në konkurrencë të meshkujve që të martën në gjysmëfinale do të përbalet me SHMQSH "Zdravko Cvetkovski" – Shkup. Në rast se edhe ata arrijnë të kualifokohen në finalen e madhe, atëherë shkolla e mesme shtetërore, “Zef LUSH Marku” në garat republikane do të garojë me tre skuadra, dy në futboll (meshkuj, femra) dhe një në volejboll (meshkuj).
