Kumanovë : U protestua edhe sonte

22.04.2016 21:52

Duke filluar nga ora 19.00 , disa organizata joqeveritare në Kumanovë, të mbështetura nga LSDM-ja opizitare, edhe sonte protestuan para godinës së Gjyqit themelor të Kumanovës...

Duke filluar nga ora 19.00 , disa organizata joqeveritare në Kumanovë, të mbështetura nga LSDM-ja opizitare,  edhe sonte  protestuan para godinës së Gjyqit themelor të Kumanovës, për të vazhduar më pas rrugëve të qytetit.

Motivi i protestës është për të kundërshtuar vendimin e Presidentit Ivanov  për faljen e 56 personave të cilët janën nën hetimin e Prokurorisë speciale publike, por edhe për  anulimin e zgjedhjeve të 5 qershorit dhe kërkesat tashmë të njohura.

Edhe sonte protestat  u mbajtën nën moton “ Ska drejtësi ska qetësi “ kurse tërë kohën prezente ishin edhe forcat policore. Protestat kaluan të qeta dhe pa ndonjë incident. (Nexhat Aqifi, TVM2)