Maqedoni

Komunikacioni në rrugë pa ndalesa, nëpër rrugë të thata

23.04.2016 12:03

Në rrugën rajonale P-2137 para vendbanimit Vojshanc, për shkak të deformimeve në urë...

Në rrugën rajonale P-2137 para vendbanimit Vojshanc, për shkak të deformimeve në urë, për automjete me masë të përgjithshme mbi 5 tonë, komunikacioni do të orientohet nga ura e lumit Vardar, lidhja A1 me P-2137 (D.Kapi - Koreshnicë - Vojshanc), kumtoi LAMM.
 
Ndryshe, Komunikacioni në të gjitha rrugët e tjera shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa ndalesa, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.
 
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion ka të bëjë vetëm për vendkalimet kufitare të Maqedonisë./Mia