Maqedoni

Performancë për shënimin e Ditës së Shekspirit

23.04.2016 12:31

IP Biblioteka e qytetit "Vëllezërit Milladinov" - Shkup, sonte në Parkun e Poezisë, duke filluar nga ora 19:30 me një performancë do ta shënojë Ditën e Shekspirit...

Manifestimi është pjesë e programit vjetor të Bibliotekës, ndërsa mbahet në përkujtim të 400 vjetorit nga vdekja e Uilliam Shekspirit dhe Ditës Botërore të Librit.
 
Titulli i performancës është "Shekspiri sot," dhe parasheh shfaqe aktoriale, sipas veprave të Shekspirit, të studentëve nga katedra e gjuhës dhe letërsisë angleze të Fakultetit Filologjik "Bllazhe Koneski" në Shkup, si dhe performanca muzikore e muzikës rilindase të interpretuara nga studentët "Muziçka Mladina."/Mia