Botë

NjuJork, 175 vende nënshkruajn marrveshjen për klimën

23.04.2016 12:58

Numër rekord prej 175 vendeve e kanë nënshkruar mbrëmë Marrëveshjen e Parisit për klimën në qendrën e OKB-së në NjuJork...

Asnjëherë deri më tani një marrëveshje ndërkombëtare nuk është nënshkruar prej kaq shumë vendeve për një ditë.
 
Ngjarja u përputh me ditën e djeshme Ditën e Tokës. Pesëmbëdhjetë nga vendet e nënshkruara, shumica prej të cilëve janë shtete ishull të vogla, tashmë e ratifikuan marrëveshjen, e cila ka për qëllim t'i ngadalësojë ndryshimet klimatike.
 
Marrëveshja do të hyjë në fuqi pasi të ratifikohet prej 55 vendeve, përgjegjëse për së paku 55 për qind të emetimeve të gazrave të dëmshme.
 
Parlamenti i Francës do ta shqyrtojë marrëveshjen më 18 maj, dhe pritet të ratifikohet deri në verë, deklaroi në ceremoni pas nënshkrimit të marrëveshjes me presidentin francez, Fransoa Oland.