Maqedoni

Ivanov nuk pranon ti fal femrat e burgosura

23.04.2016 13:37

Presidenti Gjorge Ivanov nuk pranon ti fal femrat e burgosura, të cilat ditë më pare kërkuan nga presidenti ti fal edhe ato, siç bëri me faljen e politikanëve...

Në letrën dërguar të burgosurave në burgun e Idrizovës Ivanov ka theksuar se vendimin për faljen e 56 politikanëve e ka bërë në ionteres të shtetit.
 
Por 105 femra të burgosura kanë paralajmëruar se do të futen në grevë, për shkak të siç thonë, padrejtësisë nga Ivanov, të cilin e kanë ftuar edhe ti vizitojë që ti sheh se jetojnë në kushte jot ë mira.
 
Por Ivanov u është përgjigjur grave atyre me shkrim ku thekson se arsyeja e vendimit të tij nuk është falja e kriminelëve, por kontributi për të sjell rend dhe paqe në vend, duke theksuar se nuk mund të fshihen pas këtij vendimi ata që kanë bërë gabime në jetë, për të cilat duhet të mbajnë përgjegjësi.
 
Ndërkaq, në lidhje me kërkesën e tyre për falje, krytari Ivanov u sugjeron që të ndjekin rrugën e rregullt të procedurës ligjore përmes gjyqeve.