Maqedoni
Virus i ri tek gjedhët në Maqedoni, AUV: Virusi nuk bartet tek njerzit
23.04.2016 14:51
Virus i ri sulmojnë kafshet në Maqedoni. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari informon se në territorin e vendit prej datës 18 prill...

Virus i ri sulmojnë kafshet në Maqedoni. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari informon se në territorin e vendit prej datës 18 prill të këtij viti është përhapur një sëmundje e re në mesin e gjedheve e cila sulmon drejtëpërsëdrejti lekurën dhe më pas metabolizmin e kafshave.
Rasti i parë i këtij virusi është regjistruar në rajonin e Demir Kapisë dhe për momentin zona ku është gjetur virusi në fjalë është e izuluar nga kafshet e tjerë. Autoritetet e Agjencisë për Udhqim thonë se simtomat të cilët paraqiten tek kafshet në këtë kohë janë jo tipike për teritorrin e vendit.
“Simptomat që blegtorët duhet t'i njohin që të reagojnë në kohë dhe për t'i alarmuar kompetentët është temperatura mbi 40 grad celsius, apatia tek kafshët, jargë nga hunda dhe goja, mos konsumimi i rregullt i ushqimit dhe zvogëlimi i sasisë së prodhimit të qumështit tek gjedhet”, tha Zoran Popovski, drejtor i agjencisë për ushqim dhe veterinari.
Autoritetet e këtij institucioni thonë se për momentin nuk ka vend për shqetësim dhe epidemi të madhe pasi që është regjistruar vetëm një rast. Agjencia për Ushqim është duke e mbykqyr këtë situat dhe kërkon ndihmën e blegtorëve duke paraqitur çdo rast i ndryshimit shëndetësor të kafsheve.
Virusi në fjalë përhapet me pickimin e mushkonjave dhe mizave tek kafshet dhe e njëjta nuk paraqet rrezik për faktorin e njeriut, respektivisht nuk bartet prej kafsheve tek njerëzit.
REXHEP QAMILI
