Botë

Obama: Britania duhet të mbetet pjesë e BE-së

23.04.2016 15:16

Britania është në formën më të mirë kur është pjesë e Bashkimit Evropian.Ka qenë kjo porosia që u ja dhënë britanikëve presidenti amerikan Barak Obama...

Britania është në formën më të mirë kur është pjesë e Bashkimit Evropian.Ka qenë kjo porosia që u ja dhënë britanikëve presidenti amerikan Barak Obama, duke folur para gazetarëve britanik në prani të Kryeministrin britanik David Cameron.
 
Në rast largimi nga BE, Britania do të dalë në fund të radhës për sa u përket marrëveshjeve tregtare me Shtetet e Bashkuara, tha Obama, sipas të cilit megjithate fjalën e fundit e kanë votuesit britanik më 23 qershor.
 
“Do ta them hapur, Në fund të fundit, votuesit britanikë janë ata që duhet të vendosin për veten. Por marrëdhënia jonë speciale, miqësia jonë e kërkon që të jem i sinqertë dhe ta bëj të qartë çfarë mendoj. E thënë me sinqeritet, rezultati i këtij vendimi është me rëndësi për Shtetet e Bashkuara, pasi prek edhe interesat tona", tha Obama.
 
Deklaratat e Presidentit Obama u pritën me kritika të ashpra nga ata që mbështesin daljen e Britanisë nga BE-ja. Kryetari i bashkisë së Londrës Boris Johnson, një ndër figurat më të njohura të lëvizjes për shkëputje, tha se udhëheqësit amerikanë kurrë  nuk do të pranonin një organizëm si BE-ja për veten e tyre.
 
NAIM SINANI