Maqedoni
DASH: Ivanov të tërheq vendimin për falje
23.04.2016 15:47
Departamenti Amerikan i Shtetit sërish reagon rreth zhvillimeve të fundit politike në Maqedoni, duke kërkuar nga presidenti Gjorge Ivanov tërheqjen e vendimit për faljen e politikanëve...

Drejtoresha e zyrës për informim Elizabet Trudo e pyetur rreth zhvillimeve në Maqedoni ka thënë se SHBA-të dhe BE-ja I shohin me shqetsim zhvilimet në Maqedoni.
“Ne dhe BE-ja shprehëm shqetësimin për rëndësinë e zgjedhjeve kredibile në Maqedoni. Koha është e shkurtër. Mbeten edhe shumë punë për t`u bërë. Fuqishëm e nxisim presidentin Ivanov që ta prish vendimin e tij dhe t`i lejoje Prokurorisë Speciale dhe gjykatave që ta kryejnë punën e tyre”, deklaroi Trudo.
Reagimet pas vendimit të presidentit Ivanov për falje kanë qenë të shumta. Ish-ambasadori i BE-së nëMaqedoni, Ervan Fuere shkruan se, BE dhe SHBA, patjetër duhet të tregojnë se janë të gatshëm që t’i sanksionojnë liderët në vend, sepse nuk i plotësuan premtimet e tyre.
“Ky vendim i ka bërë dëm të jashtëzakonshëm Maqedonisë, ndërkaq e ka humbur edhe atë pak të drejtë që e ka pasur. Vlerësimet se partia në pushtet nuk e ka ditur për qëllimin e presidentit janë të boshatisura”, shkruan mes tjerash Fuere.
SANIJE DURAKU
