Maqedoni
MPB: Kapen 21 migrant ilegal në Maqedoni
23.04.2016 16:50
Pesë emigrantë ilegal janë kapur mbrëmë rreth orës dy pas mesnate nga ana e policisë në fshatin Udovë, të cilët janë transportuar me automjet për udhëtarë "audi" me targa të Shkupit...

Në automjet, siç njoftoi MPB, ndodheshin tre persona nga Pakistani, dhe dy nga Afganistani. Shoferi i automjetit ka ikur, ndërsa emigrantët ilegal janë dërguar në stacionin policor në Veles.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik kujdestar i cili ka dhënë udhëzime që të vazhdojë kërkimi i shoferit për shkak të dyshimeve për vepër të kryer penale, ndërsa emigrantët ilegal të vendosen në Qendrën e pranimit për të huaj.
"Paraprakisht, në udhëkryqin tek fshati Udovë, në orën 16:30, nga ana e ekipit patrullues gjithashtu është vërejtur një automjet "audi" me targa të Shkupit i cili ka bartur emigrantë, si dhe "folksvagen pfaenton" me targa të Shkupit, i cili ka penguar të arrihet deri te automjeti "audi" "Tek udhëkryqi në Demir Kapi automjeti "audi" ka dal nga autostrada dhe është ndalur, ndërsa shoferi e ka lënë automjetin me emigrantë dhe ka ikur. Menjëherë pas largimit nga automjeti, shoferi është kapur nga patrulla e Stacionit policor Mihajlovë. Në automjet janë gjetur 16 emigrantë prej të cilëve pesë minorenë dhe 11 të rritur. Prej tyre 10 persona janë nga Afganistani, një nga Pakistani dhe pesë nga Iraku", theksohet në kumtesën e MPB¬së Shoferi i automjetit "audi" i cili ka transponuar emigrantë është identifikuar, me inicialet F.N. 27 vjeç nga Shkupi.
Kalimet ilegale janë shtuar pas mbylljes së rutës ballkanike për migrantët. Nëdrsa Ministrat e Jashtëm të Greqisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë pas dy ditë bisedimesh në Greqi, janë dakorduar për përmirësim të koordinimit për trajtimin e migrantëve në “Rrugën e Ballkanit” drejt Evropës Perëndimore.
REXHEP QAMILI
