Maqedoni
Femijët nuk do te mund te keqperdoren
06.03.2014 19:38
Me ndryshimet e reja të ligjit për familje, të cilat hyjnë në fuqi këtë javë, në mënyrë të qartë, rregullohet mbrojtja e fëmijëve nga keqpërdorimi dhe lypja...

Me ndryshimet e reja të ligjit për familje, të cilat hyjnë në fuqi këtë javë, në mënyrë të qartë, rregullohet mbrojtja e fëmijëve nga keqpërdorimi dhe lypja. Ministri i Punës dhe Politikes Sociale, Dime Spasov, theksoi se me ndryshimet bëhet saktësimi i dispozitave, të cilat kanë të bëjnë me keqpërdorim dhe mospërfillje brutale të kryerjes së detyrës prindërore nga ana e prindërve.
“Në rastet kur qendra për Punë Sociale, do të konfirmojë se prindi e nxit fëmijën në lypësi ose e shfrytëzon fëmijën për lypësi, qendra për Punë Sociale do t'i japë vërejtje prindit për mangësitë dhe dështimet në kryerjen e të drejtës prindërore dhe detyrimisht do të sjellë vendim për kontroll të përhershëm të kryerjes së të drejtës prindërore, ndërsa do të zbatojë punë profesionale këshillëdhënëse me prindërit dhe me fëmijën. Derisa prindi i fëmijës nuk vepron sipas vërejtjeve të qendrës për Punë Sociale dhe sërish e nxit fëmijën për lypje, atëherë qendra menjëherë do ta marrë fëmijën nga prindi”, deklaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
Të dhënat statistikore, tregojnë se në vitin 2013, në Shkup, në rrugë janë gjetur 27 fëmijë, ndërsa në qytetet tjera të Maqedonisë, 89 fëmijë. Janë parashtruar 15 padi penale për mospërfillje të së drejtës prindërore. Në pjesën tjetër të vendit, nga 87 fëmijë të gjetur në rrugë, u është marrë e drejta prindërore tre prindërve, për 6 fëmijë. Masë mbikëqyrëse është shqiptuar për 35 prindër, të vendosur në familje përkujdesëse janë 4 fëmijë, ndërsa në mënyrë afatgjate të vendosur në institucione, janë 5 fëmijë. (REJHANE BUSHI-METAJ)
