Maqedoni

Analistët: Ende ka kohë për tërheqjen e faljes nga presidenti

23.04.2016 17:22

Presidenti Gjorge Ivanov ka ende kohë për tërheqjen e vendimit për falje deklaron ish këshilltari I tij analisti, dimitar Mirçev...

Sipas tij tërheqja duhet bërë në bashkëpunim me partite politike me çka do ti jepej fund reagimeve të shumta brenda dhe jasht vendit dhe vet krizës politike. 
 
“Në bazën e njetë në të cilën u soll, mund edhe të tërhiqet, por duhet biseduar për atë jo vetëm me jurist, por edhe me palët që marrin pjesë në këtë process partite, edhe shqiptare edhe maqedonase edhe në pushtet edhe në opozitë”, tha Dimitar Mirçev, analist.
 
Mirçev thot se hapat e ardhshëm edhe të presidentit edhe të partive dhe të kuvendit do të jenë për qetësim të situatës dhe ulja në tavolinën e bisedimeve. 
 
Ai nuk beson se do të vijë deri te sanksionet ndërkombëtare për Maqedoninë. 
 
Ndërsa një mundsi të tillë nuk e komentojnë as nga VMRO-DPMNE. 
 
“Nuk kemi informacione të tilla deri më tani”, tha Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.
 
Por mediat prestigjoze ndërkombëtare po shkruajnë për një mundësi të tillë. Fajneshëll Tajms shkruan se shefat e diplomacisë të vendeve të BE-së në një takim kanë diskutuar për sanksionimin e politikanëve të cilët do të duhej të vendoseshin në listen e zezë Shengen, që don të thotë ndalesë për udhëtim, megjithse vendim përfundimtarë ende nuk është sjellur.
 
Sipas gazetës në këtë listë do të futeshin kryesisht drejtues të VMRO-DPMNE-së. Për mundësinë e sanksionimit të politikanëve kanë shkruar edhe BBC dhe Rojters.
 
NAIM SINANI