Botë

Ankara, arrestohen 6 persona të dyshuar si pjestarë të ISIS

23.04.2016 17:46

Autoritetet turke njoftuan sot se kanë arrestuar gjashtë persona të dyshimtë se janë pjesëtarë të Shtetit Islamik...

Autoritetet turke njoftuan sot se kanë arrestuar gjashtë persona të dyshimtë se janë pjesëtarë të Shtetit Islamik të cilët kanë planifikuar të kryejnë sulme në qytetin Konja, në pjesën qendrore të Turqisë.
 
Guvernatori lokal, Muamer Erol kumtoi se gjashtë shtetas të huaj janë arrestuar në Konja dhe shtoi se ky grup ka përgatitur sulme në lokacione "strategjike" në qytet.
 
Nga qershori i kaluar në Turqi kishte gjashtë sulme me bombë, prej të cilave për katër sulme janë akuzuar pjesëtarë të Shtetit Islamik.
 
Arrestimet janë bërë në diten kur Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe zyrtarë tjerë të lartë të BE-së, ndodhen në Turqi me qëllim që në shoqëri të kryeminsitrit turk Ahmet Davutoglu të vizitojnë një kamp të refugjatëve në qytetin jugor të Gaziantepit, në afërsi të kufirit me Sirinë.