Maqedoni

Lsdm: Gruevskit i pengojnë institucionet e pavarura

23.04.2016 18:03

LSDM kanë reaguar ndaj VMRO-DPMNE-së.

Nikolla Gruevskit po i pengojnë institucionet e pavarura, të cilat me të vërtetë luftojnë kundër kriminalitetit dhe korrupcionit, mthuhet në njoftimin me shkrim të LSDM-së.
 
Në njoftim poashtu thuhet se po të mos ishte falja e turpshme e presidentit Ivanov drejtësia do ta arrinte Gruevskin.
 
Kjo është e qartë dhe janë të kota këto përpjkekje të VMRO-DPMNE-së. Gruevski të mos shpresojë se pas tër padrejtësive që në 10 vitet e fundit ia bëri Maqedonisë do të shpëtojë nga abolimi i turpshëm i Ivanovit.
 
SANIJE DURAKU