Basketboll
Spurs dhe Cavs fitojnë ndeshjet e treta, kthehet Bostoni
23.04.2016 18:43
San Antonio Spurs dhe Cleveland Cavaliers janë vetëm një fitore larg për t’u kualifikuar në rrethin e dytë të playoffit...
Spurs mposhtën Memphis Grizzlies në FedexForum Arena ku ekipi nga San Antonio fitoi me rezultat 96-87. Më i miri ishte padyshim lojtari më i kompletuar në botë, Kahi Leonard i cili arriti 32 pikë dhe 7 kërcime, që është ndeshja më e mirë për superlojtarin në jetën e tij në playoff. Prej këtyre pikëve ai qëlloi gjashtë treshe nga nëntë tentime.
Cleveland Cavaliers po ashtu u treguan të sakt në Detroit duke mos lënë hapësirë për befasi dhe duke mposhtur ekipin vendas me rezultat 101-91. Kyrie Iring shkëlqeu me 26 pikë prej tyre tri treshe, teksa u ndoq nga Kevin Love dhe LeBron James të cilët arritën double-double me nga 20 pikë, e 12 respektivisht 13 kërcime.
Boston Celtics nuk zhgënjeu tifozët e vet duke mposhtur Atlantan falë një super performance të Isaiah Thomas i cili arriti 42 pikë, prej tyre pesë treshe. Provuan Teague dhe Bazemore me nga 23 respektivisht 20 pikë, por në fund vendasit fituan me rezultat 111-103.
Cleveland Cavaliers dhe San Antonio Spurs kanë arritur nga tri fitore dhe u duhet edhe nga një fitore që mund të arrijnë në ndeshjet e ardhshme si mysafir të kundërshtarëve të tyre inferiorë, teksa larg raundit të dytë janë Atlanta dhe Bostoni ku pritet që kjo seri të shkojë ndoshta deri në 7 ndeshje.