Sportet E Tjera

Valentino Rossi ka siguruar sot “pole position” në pistën e Jerez

23.04.2016 18:46

Piloti italian i Yamaha ka dhënë kohën më të shpejtë në përfundim të provave zyrtare, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Spanjës, që zhvillohet nesër (ora 14:00)...

Një paraqitje e shkëlqyer e italianit, që dha kohën 1’38”736, duke lënë pas shokun e skuadrës Jorge Lorenzo.Ndërsa në vendin e tretë u rendit kryesuesi aktual i kampionatit, Marc Marquez me Honda.
 
Sfida për “pole” ishte e hapur deri në sekondat e fundit, një betejë e fortë dhe spektakolare, ku triumfoi Rossi, rezultat disi surprizë.
 
Duket se italiani ishte më i karikuar në pistë në provat e sotme, më i motivuar se shoku i skuadrës, që këtë javë deklaroi largimin te Ducati sezonin e ardhshëm.
 
Rossi gjeti kombinimin e duhur të gomave, për të dhënë një kohë të mirë dhe nesër niset si favorit për ta fituar garën e 4-t sezonale në Moto GP. Gjithsesi, tri pretendentët për titull janë pranë njëri-tjetrit me kohë, duke lënë të hapur betejën në pistë.
 
Në vendin e katërt u rendit Andrea Dovizioso me Ducati, ndërsa i pesti Alex Espragaro me Suzuki. Në vendin e gjashtë Honda tjetër e Dani Pedrosa dhe në të 11-in Ducati tjetër i Andrea Iannone.