Sportet E Tjera

Sefer Seferi premton se do ta fitojë titullin “WBF Interkontinental”

23.04.2016 18:48

Gjithçka është gati për mbrëmjen gala të boksit profesionist në qytetin Burgdorf të Zvicrrës...

Gjithçka është gati për mbrëmjen gala të boksit profesionist në qytetin Burgdorf të Zvicrrës, ku do të ngjiten në ring boksieri shqiptar i peshave të rënda nga Korita e Gostivarit, Sefer Seferi dhe boksieri tjetër shqiptar nga Zhegra e Gjilanit, Erzen Rrustemi, i cili debuton në peshat apsolute, në +91 kg.
 
Në matjet zyrtare, Erzen Rrustemi kishte 94.7 kg, ndërsa kundërshtari i tij, boksieri argjentinas Ruben Angel Mino, kishte 104.1 kg.
 
Ndërkaq, Sefer Seferi, i cili do të kryqëzojë dorezat me hungarezin Laszlo Hubert, për titull vakant të kampionit intercontinental sipas versionit WBF, që të dy peshuan nga 89.4 kg.
 
Interesimi për këtë mbrëmje boksi është tepër i madh sa që dyshohet se nuk do të ketë vende në Palestrën sportive në Burgdorf, duke iu referuar prenotimeve që janë bërë nga të gjitha anët e Zvicrrës, Gjermanisë, Austrisë dhe vendeve tjera perëndimore, që sipas vlerësimit të organiatorëve të gjitha rrugët çojnë në Burgdorf, që mbrëmjen e të shtunës 23 prill të jenë në mbështetje të boksierëve shqiptar si dhe disa kikboksierëve shqiptar që do të paraqiten në këtë mbrëmje gala.