Maqedoni

“Revolucion laraman” ngjyrosen luanët mbi urën Goce Dellçev

23.04.2016 21:02

Lëvizja Civile Protestoj, vazhdoi edhe me protestën e 11 me radhë të njohura si “Revolucion laraman”...

Protesta filloi përpara Prokurorisë Speciale ku edhe njëherë iu dha mbështetje këtij institucioni, ndërkaq tentuan por nuk u lejuan të vazhdojnë marshin në drejtim të Gjykatës Kushtetuese, meqë u penguan nga policia tek ura Goce Dellçev, ku u hodhën ngjyra ndaj luanëve në urë, ndërsa protestuan edhe para qeverisë.

Protestuesit poashtu kërkuan tërheqjen e vendimit të presidentit Ivanov si dhe dorëheqja e tij. Anulimin e zgjedhjeve të caktuara për 5 qershor. Në bisedimet për krizën politike, të kyçet sektori civil. Dhe formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.

Nëse nuk plotësohen këto kërkesa organizatorët thonë se do të vazhdojnë me protestat në rrugë. Kundërprotesta nga përkrahësit e pushtetit të shtunën nuk u organizuan.

REXHEP QAMILI