Maqedoni

Mot me vranësira dhe me erë, me të reshura të përkohshme të shiut

24.04.2016 11:57

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm lokal dhe vetëtima të rralla...

Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi perëndimor, veçanërisht në pjesët jugperëndimore.
 
Temperatura do të lëvizë prej 13 deri në 24 gradë Celsius.
 
Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme me shi të përkohshëm lokal. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi perëndimor.
 
Temperatura do të arrijë deri në 21 gradë.
 
Prej nesër deri të martën do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme lokale të shiut dhe vetëtima të rralla. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar, kryesisht nga drejtimi perëndimor. Të martën do të jetë mot më i freskët me erë të përforcuar nga drejtimi verior, ndërsa reshjet në male do të kalojnë në borë. Nga e mërkura do të jetë mot stabil dhe më i ngrohtë./Mia