Botë

Zgjedhje në Serbi, votohet edhe në Luginën e Preshevës dhe Kosovë

24.04.2016 12:05

Në Serbi po mbahen zgjehdjet parlamentare dhe ato lokale...

6 miljon e 739 mijë e 441 qytetarë do të votojnë në 8, 378 qendra votimi, perfshire ketu edhe Luginen e Presheves dhe 90 qendra votimi në Kosovë të cilat janë hapur nga OSBE-ja.  

Për 250 vende të Kuvendit serb garojnë 3, 270 kandidatë në 20 listat zgjedhore, gjashtë prej të cilave u takojnë pakicave përfshie dhe shqiptarët e Luginës. Ndërsa në garë për 120 deputetët e Kuvendit të Vojvodinës janë 15 lista konkurruese. Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë mobilizohen për të marr pjesë në mënyrë masive në këto zgjedhje.

Një interesim më i madh vërehet nga banorët e Medvegjës që jetojnë kryesisht në Kosovë. Në Preshevë, gara zgjedhore zhvillohet mes tetë listave zgjedhore, prej të cilave gjashtë shqiptarë dhe dy serbë.

Votohet në 38 vendvotime për 38 ulëse të asamblesë lokale. Të drejtë vote në Preshevë, kanë 37 mijë e 474 qytetarë. Kurse në Komunën e Bujanocit, 42 mijë e 288 qytetarë mundë të votojnë dhjetë lista zgjedhore, prej të cilave pesë janë lista që përfaqësojnë shqiptarët, katër serbët dhe një listë e romëve.

Në Bujanoc, garohet për 42 ulëse të Kuvendit Komunal. Ndërsa në Medvegjë, kësaj radhe votohet vetëm për zgjedhjet parlamentare, pasi që zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në këtë komunë, janë mbajtur në shtatorë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, nga 20 lista zgjedhore që garojnë për Parlamentin e Serbisë, shqiptarët përfaqësohen me vetëm një listë zgjedhore, dhe pretendojnë të sigurojnë të paktën një deputet. Edhe gjat kësaj fushate partite serbe kryesisht janë përqëndruar te çështja e Kosovës, ndërsa fare pak i kanë kushtuar rëndësi integrimeve në BE.

Por në rrugën evropjane të Serbisë krahas kërkesës së autoriteteve në Bruksel për njohjen e Kosovës, si pengesë është paraqitur edhe Kroacia e cila ka kërkuar që autoritetet serbe ti pranojnë krimet në Kroaci.

Ndërsa anketat flasin se kualicioni Serbia Fiton i kryesuar nga partia e kryeminsitrit aktual Aleksandër Vuçiç, do të dal futuese e zgjedhjeve, por pritet që ulëse nuk kuvend të sigurojë edhe partia radikale e Voisllav Sheshelit.

REXHEP QAMILI