Botë

Davutoglu mbron marrveshje për migrantët para Merkelit

24.04.2016 12:18

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, ka mbrojtur marrëveshjen BE-Turqi për migrantët, në prani të kancelares gjermane Angela Merkel e cila dje qëndroi në turqi...

Davutoglu tha se fal marrveshjes numri i migrantëve që po kalojnë ilegalisht në Greqi është ulur dukshëm.
 
Merkel dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, vizituan një kamp refugjatësh në afërsi të kufirit me Sirinë dhe inaguruan një qendër për përkrahje të fëmijëve, të financuar nga Bashkimi Evropian.
 
Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, tha se BE-ja planifikon t’i shpenzojë rreth 1 miliard euro në projekte këtë verë, për përmirësimin e jetëve të refugjatëve sirianë në Turqi, ndërsa Davutoglu tha se blloku veçse ka nisur projekte në vlerë prej 187 milionë eurosh.
 
Grupet për të drejta të njeriut e kanë kritikuar vizitën dhe marrveshjen për migrantët.