Botë

Bagdad, në dy sulme me automobil bombë, 12 të vrarë

24.04.2016 12:30

Të paktën 12 persona janë vrarë në dy sulme me vetura bombë në Bagdad, që kishin për cak forcat e sigurisë...

Sulmi ndodhi në një pikë kontrolli të forcave të sigurisë në distriktin verior, al-Husseiniya, ku u vranë nëntë njerëz dhe të paktën 28 të tjerë u lënduan.
 
Për sulmin e pare përgjegjësinë e ka marr ISIS. Ndërsa deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e dytë, i cili kishte për cak një konvoj ushtarak në Arab al-Jabour, një zonë në periferi të Bagdadit.
 
Në sulmin e dytë mbetën të vrarë tre njerëz dhe 11 të tjerë mbetën të plagosur. Qeveria e Irakut ka arritur të rimarrë disa qytete të mëdha nga Shteti Islamik gjatë vitit të kaluar, përfshirë qytetet perëndimore të Ramadit dhe Hitin, dhe ngadalë po i shtyen militantët në drejtim të kufirit me Sirinë.