Maqedoni
Shënohet Java evropiane e imunizimit
24.04.2016 12:46
Nën moton "Mbro, parandalo, vaksino!" sot në Kopshtin zoologjik në Shkup do të mbahen aktivitetet për shënimin e javës evropiane të imunizimit...

Nën moton "Mbro, parandalo, vaksino!" sot në Kopshtin zoologjik në Shkup do të mbahen aktivitetet për shënimin e javës evropiane të imunizimit, në organizim të Ministrisë së Shëndetësisë, Shtëpisë së Shëndetit Shkup dhe Institutit për Shëndet Publik.
Do të marrin pjesë nxënës të disa shkollave fillore nga Shkupi, fëmijë nga kori "Bilbili i artë" dhe përfaqësuesja nga Eurosong i fëmijëve. Ky është manifestimi i 11 i Javës Evropiane të imunizimit, që organizohet në bashkëpunim me Zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Maqedoni.
Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se në vazhdimësi kujdesen për shëndetin e fëmijëve dhe e modernizojnë kalendarin e imunizimit. Ata rikujtojnë se nga viti i kaluar për herë të parë janë vendosur vaksina polivalente në Maqedoni. Ka filluar vaksinimi i plotë me vaksina pesëvalente dhe gjashtëvalente, prej të cilave tashmë janë harxhuar 50.000 doza./Mia
