Botë
Austri zgjedhje presidenciale
24.04.2016 14:19
Austriakët iu drejtuan sot kutive të votimit....

Për herë të parë, presidenti i ardhshëm i vendit do të jetë me gjasë dikush që zyrtarisht nuk përkrahet nga asnjëra prej dy partive të mëdha, të cilat e kanë dominuar politikën e vendit që nga Lufta e Dytë Botërore.
Kandidati Social-demokrat, Rudolf Hundstorfer, ka 15 për qind të përkrahjes, ndërsa Andreas Khol, homologu i tij nga Partia Popullore, ka 11 për qind.
Kjo krahasohet pastaj me mbështetjen në mes të 22 dhe 24 për qind për kandidatin e Partisë së Lirisë, Norbert Hofer.
Zgjedhjet po mbahen në një kohë kur po vërehet pakënaqësia e votuesve me mënyrën se si qeveria po e trajton krizën me migrantë.
