Maqedoni
LSDM: familjar të Ivanovit biznes relacione në Panama
24.04.2016 15:14
Familjarë të afërt të Gjorgje Ivanov, kanë biznese relacione me firma nga Panamaja, ka akuzuar LSDM...

Zëdhënësi i kësaj partie Petre Shilegov tha se vëllau i Maja Ivanova, Sasho Tonevski, ka relacione biznesi me firmën „LIP Corp Panama City“ nga Panamaja.
Shilegov paraqiti edhe një dukument nga Regjistri qendror ku tha se e bazon deklaratën e tij.
“Ky është ai dokument. Lip Corp Panama është themelues dhe pronar i firmës „Delfino travel Ballkans“. Sasho Tonevski, vëllai i Maja Ivanova, është njëri nga pronarët dhe drejtor i kësaj firme. Vetëm para disa ditësh, ose në kohën kur filloi të përhapet skandali me larjen e parave përmes firmave panameze, „Delfino travel Ballkans“ është shuar dhe shlyer nga Regjistri qendror”, tha Petre Shilegov.
Shilegov njëherit pyeti se çfarë fsheh familja e Ivanov? Ndërsda theksoi se presidentit i janë prezentuar nga kjo parti mundësitë për tërheqjen e abolimit, që e solli vendin në krizën më të thellë politike, shoqërore dhe juridike.
“Ajo që i interson qytetarët e Maqedonisë, ajo që ne si LSDM e promovojmë në periudhën e kaluar është sundimi i ligjit, jasht sanksioneve të paralajmëruara në nivel spekulimesh ndaj krerëve politik të vendit dhe krerëve të VMRO-DPMNE-së”, shtoi Shilegov.
Sipas LSDM-së është shum me rëndësi që këta njerëz të përgjigjen para gjykatave të vendit për vjedhjen që e kanë bërë gjat këtyre dhjet viteve.
SANIJE DURAKU
