Basketboll

NBA, Oklahoma fiton sërish me Dallas

24.04.2016 15:23

Vetëm një hap larg gjysëmfinaleve të Perëndimit...

Oklahoma City Thunder nuk fal mposht edhe në ndeshjen e 4-t, Dallas Mavericks dhe tashmë e sheh veten vetëm një fitore larg kualifikimit për në ruandin tjetër. Në American Airlines Center në Texas, të besuarit e trajnerit Billy Donovan triumfuan me shifrat 119-108 përballë vendasve të Mavericks duke e cuar në 3-1 me ndeshje serinë e cerekfinaleve mes tyre. 
 
Rikthehet në lojë Portland Trail Blazzers. Në Moda Center të Oregonit të besuarit e trajnerit Terry Stotts iu falën yllit të tyre Damian Lillard për të hedhur knock-out, Los Angeles Clippers. Në suksesin 96-88 të Portlandit Lillard, realizoi 32 pikë ndërsa McCollum shtoi 27 të tjera. Me këtë fitore Trail Blazzers e ngushtoi serinë e cerekfinaleve në 2-1, me ndeshjen e 4-t që do të luhet sërish në Portland.
 
Mes Indiana Pacers dhe Toronto Raptors gjithcka është në baraspeshë totale. Në Bankers Life Fieldhouse të Indianapolis-it, Indiana kaloi me shifrat 100-83 miqtë nga Kanadaja duke e barazuar në 2-2 serinë mes tyre. 
 
Mban gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në gjysmëfinalet e konferencës së Lindjes edhe Charlotte Hornets, që falë edhe 18 pikëve të realizuara, nga Jeremy Lin fitoi me rezultatin e thellë 96-80 ndaj Miami Heat duke e cuar në 1-2 serinë mes tyre.