SHKUP

Raport i punës së ndërmarrjeve publike në Shkup

14.03.2014 01:27

Kështu theksoi drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Rakip Doçi, në raportin para Këshillit të Qytetit të Shkupit për vitin 2013........

“Higjiena komunale” në Shkup, vitin 2013 e ka mbyllur me bilanc pozitiv. Kështu theksoi drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Rakip Doçi, në raportin para Këshillit të Qytetit të Shkupit për vitin 2013. Këtë vit, “Higjiena komunale” e ka mbyllur me hyrje financiare prej rreth 23 milion e 900 mijë denarë.

“Fitimi neto i kompanisë te ndërmarrja publike e “Higjienës komunale”, është 2 milion 683 mijë denarë, që do të thotë se këtë vit e përfundojmë me rezultat financiar pozitiv, kjo është si pasojë e efektivitetit dhe pasivitetit, punës së ndërmarrjes publike, si rezultat i zvogëlimit të disa harxhimeve, si rezultat i pajisjes së ndërmarrjes me mjete të sofistikuara për menaxhimin e mbeturinave”, deklaroi drejtori i ndërmarrjes “Higjiena komunale”, Rakip Doçi.

Me punën e “Higjienës komunale”, shprehen të kënaqur edhe  qytetaret.

“Sa e shoh unë, mëngjes për mëngjesi punojnë punëtorët e Komunalecit edhe sa e shoh kontejnerët janë të zbrazëta çdo mëngjes, komuna punën  e vet e bën” u shpreh një qytetar shqiptar.

“Po, po, jam shumë i kënaqur, qyteti është më i  pastër, në çdo hap ka kontejnerë, jam  shumë i kënaqur” tha një qytetar maqedonas.

Borçe Jakimovski, drejtor i parkingjeve të qytetit, tha se zonat parkuese, si dhe garazhet në kate, kanë ndihmuar që ky vit të shënojë bilanc pozitiv edhe në punën e kësaj kompanie.

“Gjatë vitit 2013, kemi bilanc pozitiv financiarë prej 26 milion denarësh dhe ky përfitim për ne d.m.th. një stimul më i madh për punë dhe mjetet nga ky përfitim do t’i dedikojmë për zhvillimin e parkingjeve”, tha drejtori i parkingjeve të qytetit, Borçe Jakimovski.

Këshilli i qytetit të Shkupit, shqyrtoi edhe punën e ndërmarrjeve tjera komunale, si: “Ujësjellësi”, “Ndërmarrja Publike e Transportit”, si dhe “Parqet dhe Gjelbërimet”. (Hamide Ibraimi, TVM2)