Sportet E Tjera
Sefer Seferi nokauton boksierin hungarez
24.04.2016 15:26
Boksieri shqiptar Sefer Seferi ka shënuar mbrëmë fitore në meçin kundër hungarezit, Laszlo Hubert...

Në ndeshjen e zhvilluar në Burgdorf të Zvicrës boksieri nga Gostivari ishte shumë më i mirë se kundërshtari i tij, të cilin e nokautoi qysh në raundin e dytë, për të shënuar një fitore shumë të rëndësishme.
Seferi përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë për përkerahjen, ndërsa ka bërë të ditur se gjithçka kishte shkuar sipas planit.
“Përshëndetje miq për mbështetjen. Gjithçka shkoi sipas planit dhe djersa ime në stërvitje u shpërblye sonte me një fitore shumë të rëndësishme me KO në raundin e dytë”, ka shkruar Seferi.
Ky meç, që u zhvillua në kategorinë deri në 91 kilogramë, ishte i vlefshëm për titullin vakant WBF Internacional.
Vëllai i vogël i boksierit Nuri Seferi tani ka 21 fitore në po aq takime të zhvilluara, prej tyre 19 me nokaut. Ndërsa Rrustemi (11-0, 9 KO) arriti ta mposhtë argjentinasin Ruben Angel Mino (32-4-0, 32 KO) me nokaut në raund të dytë.
Pas këtyre fitoreve Seferi dhe Rrustemi pritet të renditen më lartë në versionet botërore në boxrec.com.
