Maqedoni

LR PDSH: Shqiptarët në Maqedoni duan shtet binacional

24.04.2016 15:50

Me protestën e 22 prillit shqiptarët treguan se në këtë shtet nuk egziston vetëm kauza maqedonase por edhe kauza shqiptare, deklaruan sot nga LR PDSH...

Proteta ishte një dëshmi se shqiptarët në Maqedoni krahas rrëzimit të pushtetit aktual duan edhe shtet binacional.
 
“E gjithë bota e qytetëruar, nën rreshtat dhe pamjet e medias europiane dhe amerikane perceptoi me zë dhe figurë se shqiptarët në Maqedoni bashke me rrëzimin e Gruevskit, Ivanovit dhe Ahmetit duan një kontratë më të madhe, një shtet binacional. Të vetmit që e sulmojnë këtë duke dhënë shifra false janë Russian tv dhe portalet proruse në Maqedoni”, thonë nga LR-PDSH.