Maqedoni
Mitev: Kriza politike në Maqedoni pengesë për integrimet
24.04.2016 16:21
Politikanët në Maqedoni duhet të gjejnë forca të përbashkëta për organizimin e zgjedhjeve të rregullta dhe të tejkalohet kriza politike deklaron shefi I diplomacisë bullgare Daniel Mitev...

Sipas tij vetëm tejkalimi I krizës politike dhe realizimi I reformave do ti hapnin rrugë vendit për anëtarësim në BE dhe NATO.
“Zgjedhjet duhet të mbahen, por ato duhet të realizohen në bazë të gjitha rregullave.Hjëja më e rëndësishme është realizimi i reformave. Nuk mundet të fajsohet BE-ja apo NATO se ajo që nuk kanë dërguar ftesë, apo që Maqedonia nuk ka filluar bisedimet, se ajo e ka shkaktuar krizën. Pikërisht e kundërta është. Fillimisht realizohen reformat, ashtu ishte edhe me Bullgarinë, fillimisht u relizuan reformat, qeveria dëshmon vulllnet, I bën ndryshimet e domosdoshme institucionale, e krijon klimën e domosdoshme, që u përgjigjet standardeve evropjane dhe më pas shkohet përpara në drejtim të anëtarësimit. Kështu duhet pare gjërat edhe në Maqedoni”, tha Daniel Mitev, minsitër i punëve të jashtme i Bullgarisë.
Shefi i diplomacis Bullgare thot se vendi i tij nuk favorizon asnjë parti politike, ndërsa pa dashur të komentoj deklaratën e kryeminsitrit bullgar Borisov se nuk dëshiron të takoj kreun e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, ai thot se kriza politike në Maqedoni shakaton një lloj frustracioni, pasi problemet duheshin zgjidhur që më herët.
“Nuk favorizojmë një ose një parti tjetër në Maqedoni. Të gjitha janë pjesmarrës legjitim në procesin politik dhe kjo duhet pasur parasyshë. PArtit politike në MAqeodni duhet të gjejnë mënyrë për të punuar për ardhmërinë evropjane dhe euroatlantike”, shtoi Mitev.
Njëherit Mitev thot se kontesti me emrin është një pngesë tjetër në rrugën e integrimeve. Nuk duhet harruar se qeveria në Shkup e ka përgjegjësinë e sajë për arritjen e marrveshjes lidhur me emrin. Prandaj duhet ta kemi të qartë se është e domosdoshme të bëhen lëshime nga të dyja palët thekson kryediplomati bullgar.
SANIJE DURAKU
