Maqedoni
Imunizimi, mjekët: Vaksinat janë të sigurta
24.04.2016 16:43
Në Maqedoni ka shënuar rënie interesimi për vaksinimin e fëmiojëve megjise niveli i vaksinimit vazhdon të jetë i lartë thonë autoritetet shëndetësore...

Në Maqedoni ka shënuar rënie interesimi për vaksinimin e fëmiojëve megjise niveli i vaksinimit vazhdon të jetë i lartë thonë autoritetet shëndetësore, përgjejgës për imunizimin e fëmijëve. Sipas tyre vendi ka sisitem të suksesshëm të imunizimit.
“Realizimi i imunizimit është 94 përqind në Maqedoni, ndërsa ka rënie për 1 deri në 2%. Në këtë proces janë angazhuar 36 ekipe mjekësore. Me përdorimin e vaksinave polivalente njëherit u vedisuan edhe prindërit për rezultat e dobishme.Ata nuk kanë më frigë për t’i sjellur fëmijët e tyre dhe të marrin vaksinat polivalente. Kjo më ka shkuar në të kaluarën. Ata janë të njoftuar për efektet e dobishme që e sjell imunizimi i fëmijëve në kohë”, tha Tatjana Baevska Vuçkoviç, drejtore e shtëpisë së shëndetit në Shkup.
Autritetet shëndetësore thonë se vaksinat që përdoren në Maqedoni janë tërësisht të sigurta dhe të njëjtat kalojnë kontrollën në vend.
"Maqedonia përdor vaksina nga prodhuesit më me renome nga Belgjika, Franca dhe Bullgaria të cilat njihen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Vaksinat para përdorimit kontrollohen në Agjencinë për barëra ndërsa madje më pas lëshohen në përdorim", tha Jovanka Kostovska, këshilltare shtetërore në MSH.
Kjo u tha gjatë shënimit të javës së 11 evropiane të imunizimit në Shkup. Imunizimi me vaksinat polivalente në Maqedoni filloi prej vitit të kaluar dhe deri më tani janë dhënë mbi 50 mijë vaksina, dhe rreth 1.200 vaksina të tjera për streptokok.
Me marrjen e këtyre vaksinave po arrihet imunitet dhe gjendje epidemoilogjike stabile tek fëmijët për të përballur më lehtë me sëmundjet e ndryshme.
REXHEP QAMILI
