Maqedoni

Mjekët: Alergjië duhet mjekuar në kohë

24.04.2016 17:53

Duket se alergjitë tash më janë këthyer në sëmundje moderne e këtij shekulli, ku çdo I treti njeri në kohë të caktuar brenda vitit mund të ballafaqohet me shfaqjen e alergjive momentale...

Meqë alergjitë kanë simptoma si të ftohjes së lehtë, mund edhe mos të merret seriozisht, andaj pulmologët bëjnë me dije se për çdo ndryshim në organizëm duhet konsultuar mjeku.  
 
Kjo  është e vetmja rrugëdalje për të parandaluar simptomat që paraqiten kur poleni është në sasi të madhe në ajër, dhe evitimin e daljes së shpeshtë në natyrë.
 
Por jo çdo here mund të kontrollohen daljet jashta shtëpisë, sepse nevojat e njeriut brenda ditës janë nga më të ndryshmet. Objektivi i kamerës regjistroi disa qytetarë të cilët na thane se kanë probleme me alergjitë. Madje na thane së alergjitë sezonale janë më të shpeshta kohëve të fundit.
 
“Po kam alergji, në frymë, pi disa barna për frymëmarrjen”…
“Po kam alergji në sy, me lotojnë sytë, mjeku më ka dhënë të përdori pika për sy”…
“Nuk kam jo”, thanë qytetarët e anketuar.
 
Alergjitë duhet mjekuar në kohë, në të kundërtën mund të shkakotohen komplikime më të mëdha në organizmin e njeriut. 
 
“Përederisa flasim për rinitin alergjik sezonal dhe nuk e  trajtojmë alergjia atëherë ecuria e sëmundjes shkon në rrugët e frymëmarrjes së poshtem dhe atëherë flasim për asmën alergjike që në këtë kontekst është një komplikim i një rinitit  alergjik sezonal jo i mjekuar ose ndoshta I keq trajtuar ,ashtuqë shume është me rëndësi që personat që mendojnë se I kanë alergjitë të konsultojnë mjekun”, tha Sead Zejnel, specialist, internist në Klinikën e Pulmologjisë dhe Alergologjisë.
 
Pulmologu Zejneli rekomandon gjithashtu  që personat të cilët  vuajnë nga alergjitë sezonale fillimisht duhet ti bëjnë alegotestin, dhe më pas të marrin ilaçin e duhur. 
 
“Rekomandoj që personat që e dijnë se vuajnë nga alergjitë sezonale se ato përsëriten cdo vit në periudhë të posacme brenda vitit të fillojnë ti marrin barnat e tyre paraprakisht që të parandalohen simptomat që paraqiten gjatë sezonit kur poleni ëshët në pikun e sasisë së tyre në ajër,ndërsa personat që dyshojnë se mund të kenë alergji është mirë të paraqiten te mjeku subspecialist,  pulmolog dhe alergolog dhe ti bëjnë testet për përcaktimin e alergjive”, shtoi Zejnel.
 
Organizata botërore e shëndetësisë  shekullin 21 e shpalli si shekull i alergjive që paraqiten në përmasa epidemiologjike, tha mjeku Sead Zejneli duke shtuar se konsiderohet se prej 25 deri në 30% personat në Maqedoni dhe në Botë vuajnë nga një lloj alergjie.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI