Maqedoni

KSHZ nesër vendosë në shqyrtim publik listën zgjedhore

24.04.2016 18:15

Komisioni Shtetërorë zgjedhorë vazhdon përgaditjet për zgjedhjet e 5 qershorit. Prej nesër Komisioni do ta vendosë në shqyrtim publik listën e zgjedhësve...

Ajo do të shpërndahet në 34 njësi rajonale të KSHZ-së dhe në 15 ditët e ardhshme qytetarët do të mund të kontrollojnë nëse ndodhen apo jo në listë dhe a janë të dhënat e tyre të sakta. 
 
Njëherit ata do të mund të denoncojnë parregullsitë eventuale, sidomos nëse vërejnë persona të cilët nuk jetojnë më të jenë të përfshirë në listë.
 
Por Misioni I OSBE-së dhe ODIHR në raportin preliminarë para zgjedhjeve të 5 qershorit vlerëson se KSHZ vepron përbrenda një ambienti të tensionuar politik dhe seancat e tij të gjata tërheqin vëmendje të konsiderueshme të mediave.
 
Më 15 prill, KSHZ votoi gatishmërinë për zbatim të “zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike”. Kryetari i KSHZ-së dhe dy përfaqësuesit e opozitës refuzuan të marrin pjesë në këtë votim thekson OSBE dhe ODHIR.