Maqedoni
Kandidati i të djathtës radikale fitues në raundin e parë, protesta në Austri
24.04.2016 19:13
Policia austriake ka përdorur shkopinj dhe spërkatës me piper teksa është përleshur ditën e sotme me demonstruesit të cilët protestuan kundër kontrollove të reja në kufirin me Italinë...

Përplasja nisi kur qindra protestues tentuan të thyenin barrierat e policisë në Brenner Pass, ku Austria tha se do të forcojë kontrollet për shkak të shtimit të fluksit të emigrantëve në Europë.
Skenat e dhunshme erdhën pas triumfit të kandidatit kundër të drejtave të refugjatëve Norbert Hofer, në zgjedhjet presidenciale të zhvilluara sot.
Norbert Hofer nga Partia e Lirisë fitoi me 36.7 % të votave, i ndjekur nga Alexander van der Bellen me 19.7% , dhe kandidati i pavarur Irmgard Griss me 18.8 %.
Nëse rezultati konfirmohet, Austria për herë të parë që nga viti 1945, nuk do të ketë një President të mbështetur nga dy partitë që kanë dominuar në politikë që nga Lufta e Dytë Botërore./Oranews
