Maqedoni
Kujtesë - Armenët përkujtuan 101 vjetorin e genocidit, digjet flamuri turk në Greqi
24.04.2016 19:55
Mijëra njerëz dolën sot në rrugët e kryeqytetit armen Yerevan për të përkujtuar 101 vjetorin e masakrës armene gjatë Luftës së Parë Botërore...

Të shtunën, demonstrata filloi me një marshim përkujtimor me pishtarë kushtuar miliona armenëve masakruar një shekull më parë nga turqit otomanë.
Protesta të ngjashme janë mbajtur në vende të ndryshme nëpër botë, përfshirë Jeruzalemin dhe jashtë Ambasadës turke në Bejrut.
Edhe në Greqi, dhjetëra qytetarë armenë protestuan para Ambasadës turke me flamuj dhe pankarta në duar, duke i kërkuar Turqisë njohjen e genocidit. Në shenjë simbolike dogjën dhe flamurin turk.
Armenia thotë se turqit kanë vrarë rreth 1.5 milionë armene gjatë Luftës së Parë Botërore, duke e quajtur genocid, një term i përdorur edhe nga Papa Françesku.
Por Turqia jo vetëm që refuzon përdorimin e një termi të tillë, por krikoi bergolion menjëherë pas deklaratës, duke e quajtur pjesë e klanit të së keqes.
Ndërkaq, autoritetet turke pranojnë vrasjen, por kursesi të kenë bërë genocid në Armeni.
Teksa Europa e njeh genocidin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës refuzojnë përdorimin e termit për të mos cënuar marëdhenien delikate me Turqinë.
