Këshillim për punë arikvore dhe të zyrave
Këshillim për "Rregullativë juridike dhe teknika të punës arkivore dhe të zyrave" do të mbahet sot dhe nesër në Muzeun e Luftës së Maqedonisë në Shkup, në organizim të Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë....

Në kuadër të këshillimit do të prezantohen ndryshimet në aktet ligjore dhe nënligjore për punë arkivore dhe të zyrave, teknikat e punës arkivore dhe të zyrave, si dhe kompetencat e Arkivit Shtetëror në mbikëqyrjen inspektuese, ndërsa do të diskutohet edhe për sfidat para të cilave ndodhet administrata publike me përdorimin e dokumenteve elektronike.
Këshillimin do ta hapë drejtori i Arkivit Shtetëror Filip Petrovski, ndërsa siç është paralajmëruar, në të do të marrin pjesë përfaqësues nga organet shtetërore dhe institucionet publike në vend, posedues të materialeve arkivore dhe dokumentare. (mia.mk)
