Në "Alo doktor" 1.530 thirrje për një javë

25.04.2016 09:43

Gjatë javës së kaluar janë regjistruar 1.530 thirrje për këshillë mjekësore në linjën telefonike "Alo doktor" (02/15 123), ndërsa nga fillimi i hapjes së linjës 89.114, informoi sot Shtëpia e shëndetit Shkup...

Linja është e hapur çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i i drejtëpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së simptomave të ndryshme të çrregullimit të shëndetit. Për këshillë mjekësore janë në dispozicion 25 mjekë. Thirrjet janë nga qytetarët nga të gjithë qytetet e Maqedonisë. Thirrjet janë për simptomatologji të ndryshme, më së shpeshti për tension të rritur të gjakut, dhimbje koke, ftohje, reagime alergjike, dhimbje simptomatike, temperaturë e rritur trupore dhe këshilla lidhur me sëmundjet kronike.

"Të gjithë personave të cilët kërkuan këshillë mjekësore në linjën telefonike 'Alo doktor' u është dhënë ndihmë shëndetësore me këshillë dhe terapi adekuate simptomatike", thuhet në kumtesën nga Shtëpia e shëndetit Shkup. (mia.mk)