Refugjatët nga Idomeni kërkojnë rrugë të reja pas rutës ballkanike
25.04.2016 09:58
Refugjatët nga kampi i refugjatëve Idomeni kërkojnë rrugë të reja që ta vazhdojnë rrugën drejt Evropës Qendrore ose Veriore për shkak të mbylljes së kufirit midis Greqisë dhe Maqedonisë, njofton Njuz.in.

Siç transmeton BTA, disa nga refugjatët kanë arritur që ta kalojnë kufirin, por nuk kanë mbërritur shumë larg kampit.
Sipas dëshmitarëve, një grup nga 70 refugjatë të shtunën e kanë kaluar kufirin nga Greqia drejt Maqedonisë, përmes vendeve të cilat nuk kanë qenë të rrethuar, në largësi 20 kilometra nga kampi Idomeni. Gjoja, edhe refugjatë të tjerë nga Idomeni po përpilojnë plan se si ta kalojnë kufirin, që ta vazhdojnë rrugën e tyre drejt destinacioneve të dëshiruara në Evropë. (mia.mk)
