Raka: Në një sulm ajror janë likuiduar 35 anëtarë të SHI-së

25.04.2016 10:30

Forcat ushtarake siriane sot kanë realizuar një sulm ajror në shtabin e Shtetit Islamik në qytetin Raka dhe kanë likuiduar 35 islamistë, njofton TASS, duke iu referuar gazetës siriane "Al Vatan"...

Midis të likuiduarve ka pasur 22 mercenarë të huaj dhe 13 gra nga aradhet femërore të SHI-së.

Shtabi i sulmuar ndodhej në pjesën perëndimore të Rakës.

Në fqinjësi ka pasur edhe kamp për trajnim të kandidateve femra, të cilat gjithashtu kanë qenë cak i sulmit ajror. (mia.mk)