Gjatë uikendit në Shkup kanë ndodhur 33 aksidente, një këmbësorë i vdekur dhe 36 të lënduar
Gjatë tre ditëve të kaluara në rajonin e Shkupit kanë ndodhur 33 aksidente trafiku...

Policia e trafikut më 22 prill, të premtën, realizoi kontroll në 14 aksidente trafiku. Prej tyre, një aksident është me pasoja vdekjeprurëse në të ciilin jetën e humbi një këmbësor, katër janë me pasojë dëme materiale dhe shtatë janë me lëndime trupore, në të cilët lëndime më të lehta janë marrë 13 persona.
Kanë ndodhur edhe dy aksidente me pasojë lëndim i rëndë trupor në të cilët lëndime të rënda trupore kanë marrë dy persona.
Siç informon Dragan M. Veljanoski nga SPB-Shkup, më 23 prill, e shtunë, është kryer ekspertizë në gjithsej 10 aksidente trafiku, prej të cilëve pesë janë me pasojë dëme materiale, tre janë me pasojë lëndime trupore, në të cilët lëndime më të lehta kanë marrë 14 persona dhe dy aksidente me pasojë lëndime të rënda trupore në të cilët lëndime të rënda trupore kanë marrë dy persona.
Dje, 24 prill, është kryer ekspertizë në gjithsej 13 aksidente trafiku, prej të cilëve nëntë janë me pasojë dëme materiale dhe tre janë me pasojë lëndime trupore në të cilët lëndime më të lehta kanë marrë katër persona.
Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë lëndim të rëndë trupor në të cilin lëndime të rënda trupore ka marrë një person.
Gjatë tre ditëve të kaluara nga ana e policisë së trafikut, janë zbuluar një numër më i madh i kundërvajtjeve. Janë sanksionuar 59 shoferë të cilët automjetin e kanë drejtuar me shpejtësi më të madhe nga ajo e lejuar, 15 shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë shkyçur nga komunikacioni, pesë shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe shtatë shoferë nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose e kanë përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit.
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec", janë larguar 43 automjete të cilët në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal si qarkullimin e këmbësorëve ashtu edhe të automjeteve. (mia.mk)
