KSHZ-ja duhet ta vendosë në kontroll Listën zgjedhore
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), sipas Afateve kohore për zbatim të veprimeve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme më 5 qershor, sot në njësitë rajonale në kontroll duhet të vendoset Lista zgjedhore.

KSHZ-ja, siç informojnë nga Komisioni, sot duhet të mbajë seancë në të cilën pritet të miratohet raporti përfundimtar nga analizat e kryqëzuara dhe administrative për azhurnim të Listës zgjedhore. Pas kësaj, siç theksojnë nga KSHZ-ja, Lista zgjedhore duhet të vendoset në kontroll.
Kontrolli, sipas Afateve kohore, duhet të përfundojë për 15 ditë respektivisht më 9 maj.
Sot gjithashtu KSHZ-ja përmes MPJ-së duhet t'i dorëzojë certifikatat e veçanta nga Lista zgjedhore deri te përfaqësitë diplomatiko-konsullore për kontroll të personave me punë të përkohshme ose qëndrim në vendet e huaja.
Në afat prej pesë ditëve nga dita e përfundimit të kontrollit publik, Listën zgjedhore e dorëzon deri te partitë politike. Partitë në afat prej pesë ditësh respektivisht deri më 19 maj deri te KSHZ-ja duhet të dorëzojnë kërkesë për regjistrim, plotësim ose fshirje të së dhënave nga Lista zgjedhore. Pas kërkesave të tyre KSHZ-ja duhet të vendosë në një afat prej tre ditësh nga pranimi i kërkesës.
Lista zgjedhore duhet të përfundojë deri më 19 maj. (mia.mk)
