Pas dy muajve peng, lirohet palestinezja 12 vjeçare
Palestinezja 12 vjeçare, Dima al-Vavi, u lirua sot nga burgu izraelit, pasi u mbajt për më shumë se dy muaj në burg për tentim të sulmi me thikë...

Wawi iu dorëzua autoriteteve palestineze në pikën kufitare Tulkarem, ku u prit nga familja e saj. Ajo u arrestua e veshur në uniformën e saj të shkollës, më 9 shkurt, në një vendbanim hebraik në West Bankun e pushtuar, sepse mbante një thikë.
Sulmet e ndryshme palestineze me thikë, armë apo makinë vranë 28 izraelitë në tetorin e kaluar.
Pas një marrëveshje për pranimin e fajit me prokurorët ushtarakë të Izraelit, Wawi u deklarua fajtore për tentim vrasje dhe posedim të një thike dhe u dënua me katër muaj burg dhe gjashtë javë dënim me kusht. "Ajo është vajza më e re palestineze e burgosur ndonjëherë", ka thënë avokati i saj.
Barghouth tha se ekipi mbrojtës i Wawit kishte kërkuar nga gjykata ushtarake lirimin e saj të hershëm dhe kërkesa u pranua.
