Kodekse të praktikës së mirë për të drejtat e konsumatorëve

14.03.2014 08:57

Oda ekonomike e Maqedonisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, do ta shënojnë Ditën botërore të të drejtave të konsumatorëve.......

Me prezantimin me temë "Rezultatet e realizuara në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve - kodekse të praktikës së mirë" Oda ekonomike e Maqedonisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, do ta shënojnë Ditën botërore të të drejtave të konsumatorëve.

Në prezantim është paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesve nga Ministria e Ekonomisë, Inspektorati shtetëror i tregut, agjencitë për ushqim dhe veterinari dhe për komunikime elektronike, Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë, si dhe përfaqësues nga shoqatat dhe grupacionet pranë Odës ekonomike të Maqedonisë, të cilat kanë nënshkruar kodekse të praktikës së mirë.