Zgjedhjet në Serbi, Vuçiq fitues i zgjedhjeve parlamentare
Partia Përparimtare Serbe e kryeministrit aktual, Aleksandar Vuçiq, fitoi 48.26 për qind të votave, sipas rezultateve paraprake pas përpunimit të 83 për qind të vendvotimeve, respektivisht 75.11 për qind nga trupi zgjedhor, kumtoi Komisioni Republikan Zgjedhor i Serbisë.

Në vendin e dytë është koalicioni mes Partisë Socialiste të Serbisë udhëhequr nga Ivica Daçiq, me 11.37 për qind të votave. Pragun zgjedhor prej pesë për qind e kaloi edhe Partia Radikale Serbe e Vosillav Sheshelj, me 7.97 për qind të votave dhe koalicioni opozitar.
Kryeministri serb, Vuçiq, shpalli fitore në zgjedhjet e djeshme parlamentare pas publikimit të rezultateve paraprake.
Ai deklaroi se dëshiron mandat të ri nga votuesit për negociata për qasje në Bashkimin Evropian.
