Zgjedhjet lokale në luginë, fituese PD e Preshevës

25.04.2016 12:56

Në zgjedhjet lokale, që u mbajtën në komunën e Preshevës, në bazë të rezultateve preliminare kanë votuar rreth 15 mijë e 603 votues...

Në bazë të këtyre votave, PDSh ka marrë 5438 vota, Alternativa për Ndryshim ka marrë 4573 vota, Partia për Veprim Demokratik 4087 vota, BDL ka marrë 699 vota, Rilindja Demokratike 564 vota dhe UDSh 484 vota.

Duke i krahasuar njësitë zgjedhore dhe numrin e këshilltarëve në Kuvend, PDSh do të ketë 14 këshilltarë, Alternativa për Ndryshim 12 këshilltarë, PVD do të ketë 10 këshilltarë, ndërsa BDL dhe UDSh nga një këshilltarë.

Në bazë të rezultateve preliminare në Bujanoc, Partia për Veprim Demokratik është fituese e zgjedhjeve lokale me 5950 vota, ndërsa pozita me Partinë Demokratike ka marrë 4461 dhe Lëvizja e Progresit Demokratik 2024 vota.