Jemen, vriten më shumë se 800 ushtarë të Al-Kaedës
Më shumë se 800 anëtarë të Al-Kaedës janë vrarë në ofensivën kundër këtij grupi në jug të Jemenit, njoftoi sot koalicioni arab i kryesuar nga Arabia Saudite...

Forcat pro-qeveritare përsëri e morën terminalin e naftës si dhe qytetin Mukalu, i cili konsiderohet si strehimore e xhihadistëve, njoftojnë burime ushtarake, transmeton Tanjug.
"Rezultat i operacionit është likuidimi i më shumë se 800 anëtarëve të Al-Kaedës, midis të cilëve edhe disa liderë të tyre, ndërsa persona të caktuar u larguan", citohet në njoftimin e komandës së koalicionit.
Agjencitë perëndimore, duke iu referuar një oficeri anonim ushtarak, njoftuan se në qytetin Mukalu, qytet me rreth 200.000 banorë, luftëtarët e Al-Kaedës nuk kanë paraqitur qëndresë dhe se janë tërhequr drejt perëndimit.
