Arretsohet Zdravko Saveski nga “ E majta”

25.04.2016 13:41

Nga partia “E majta” njoftuan se sot, anëtari i presidiumit të kësaj partie, Zdravko Saveski, është ftuar në bisedë informative në stacionin policor „Prolet “...

Nga partia “E majta” njoftuan se sot, anëtari i presidiumit të kësaj partie, Zdravko Saveski, është ftuar në bisedë informative në stacionin policor „Prolet “, pas të cilës është arrestuar dhe do të dërgohet para prokurorit publik dhe gjykatësit në procedim para hetimor, me kërkesë për caktim të masës paraburgim.

“Edhe tre anëtarëve tjerë të partisë tonë në funksione të larta udhëheqëse u kanë arritur ftesa për bisedë informative! Ngjarjet për të cilat ngarkohen janë të lidhura me protestat të cilat i inicioi Lëvizja “Protestoj”, të cilët u zhvilluan në të ashtuquajturin Revolucion laraman, të ciat fillua  pas vendimit të turpshëm dhe kundërligjor të presidentit të RM. Anëtarët tanë kanë qenë dhe do të jenë në radhët e para të protestave. Për ne, pas paralajmërimeve të këtilla të javës së kaluar nga disa përkrahës të regjimit, kjo është një përpjekje e dëshpëruar e pushtetit kriminel për ti qëruar llogaritë me partinë tonë, dhe përpjekje për shuarjen e protestave kundër regjimit me anë të frikësimit”, thuhet në kumtesën e partisë “E majta”.