LIGA EVROPA

Juventusi barazoi me Fiorentinën, Benfika mposhti Totenhamin

14.03.2014 09:08

Kampioni i Italisë, Juventus , nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Europa League përball Fiorentinës, ndërsa në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Londër Benfika ka mposhtur Totenhamin 3:1 ne Londër....

Kampioni i Italisë, Juventus , nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Europa League përball Fiorentinës, ndërsa në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Londër Benfika ka mposhtur Totenhamin 3:1 ne Londër.

Ishte Arturo Vidal që shënoi golin e epërsisë për Juventusin në minutën 3, ndërsa për Fiorentinën barazoi reprezentuesi gjerman Mario Gomez në minutën 79.

Në ndeshjen tjetër Benfika ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në White Hart Line duke mposhtur Totenahmin 3:1. Golat për mysafirët nga Portugalia i shënuan Rodrigo dhe mbrojtësi brazilian Luisao që shënoj dy herë, golin e vetëm për vendasit e shënoi Eriksen nga goditja e dënimit.

Në ndeshjet tjera që u zhvilluan mbrëmë u arritën rezultatet në vijim: