Maqedoni
Vjedhje në një bastore në QT Skopjanka
25.04.2016 14:52
Mbrëmë rreth orës 21:30 minuta në EIK - Shkup, V.N ka denoncuar se në bulevardin "Kuzman Josifovski Pitu", në QT "Skopjanka"...

Mbrëmë rreth orës 21:30 minuta në EIK - Shkup, V.N ka denoncuar se në bulevardin "Kuzman Josifovski Pitu", në QT "Skopjanka" më sakt në bastoren "Sport Lajf", nga ana e një autori të panjohur të armatosur me armë zjarri dhe i maskuar është kryer plaçkitje.
Siç informon sot MPB-ja, plaçkitësi ka marrë 79.000 denarë nga fitimi ditor dhe e ka braktisur vendin.
Policia ndërmerr masa për gjetjen e autorit./mia
